Bie në pranga shqiptari në Itali, kapet me gjysmë kilogramë kokainë
Lajmifundit
/
19 Qershor 2024, 12:08
Aktualitet
Një 42 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Trentos në Itali për drogë.
Sipas mediave vendase, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, po udhëtonte me makinë kur u ndalua nga policia pas një ndjekjeje që nisi në Mattarello.
Në makinë atij iu gjetën 542 gramë kokainë të fshehura në një pjesë, të krijuar pranë kroskotit qendror të makinës si dhe 107 mijë euro cash.