Bie aksidentalisht nga ura, humb jetën një burrë në Ballsh

Aktualitet

Bie aksidentalisht nga ura, humb jetën një burrë në Ballsh

Një ngjarje e rëndë ka  ndodhur në Ballsh, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën, për shkak se ka rënë nga ura.

Burime bëjnë me dije se viktima është Bashkim Caushaj, i cili sipas policisë ka ndërruar jetë pas dërgimit në spital.

Sot rreth orës 10:40, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ura, shtetasi B. C., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT