SPAK hedh poshtë denoncimin e Berishës se Prokurori Olsi Dado liroi autorin e vrasjes në Ndroq!

Aktualitet

SPAK hedh poshtë denoncimin e Berishës se Prokurori Olsi Dado liroi

Sali Berisha ka denoncuar diten e sotme, se autori i vrasjes ne Ndroq, Julian Gjoshi eshte liruar nga qelia prej nje prokurori qe sot punon ne SPAK.

Sipas Berishes, pas arrestimit me arme ne 2021, Julian Gjoshi eshte lene i lire nga drejtesia. Por Prokuroria e Posacme reagoi ne oret e mbremjes duke hedhur poshte deklaratat dhe pretendimet e Sali Berishes si te paverteta.

Kete vendim sipas kreut te PD, e ka marre nje prokuror. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Denoncimi i Berishes: 

Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu!
Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Olsi Dado!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

REAGIMI I SPAK

Pershendetje Dr Autori i vrasjes se sotme ne Ndroq Julian Gjishi rezulton si personazh ne aplikacionin Sky Ecc ku Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbja diskutonin per lirimin e tij pasi ishte kapur me arme … ku prokurori qe litoj Julian Gjoshin rezulton Ols Dado aktualisht Prokurori i SPAK.

Por pas këtyre deklaratave ka reaguar SPAK, duke i përgënjeshtruar ato duke deklaruar se informacioni është i pavërtetë.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”.

SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur.

SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe spekulative.

SPAK apelon për një trajtim të përgjegjshëm dhe të balancuar të informacionit nga ana e përfaqësuesve politikë dhe mediave dhe nënvizon se do të vijojë punën pa asnjë kompromis në ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë së publikut në ushtrimin e funksioneve të tij”, thuhet në deklaratën e SPAK.

Cfare ka ndodhur?

Diten e sotme, ne lokal Keshtjella ne Ndroq, eshte vrare me arme 50 vjecari Alfred Dedja.

Autor i krimit rezulton i forti i Shijakut, Julian Gjoshi, i arrestuar ne 2021 me arme pa leje ne Tirane i cili rezulton se ka ftuar me pas lirine.! 

ME TE LEXUARAT