Berisha: Demokratët të gatshëm për beteja kundër regjimit të Ramës

Aktualitet

Berisha: Demokratët të gatshëm për beteja kundër

Ndonëse nuk e përmendi me emër, ish kryeministri Sali Berisha, sulmoi nga mbledhja e këshillit kombëtar të PD, ish kryedemokratin Lulzim Basha, duke përdorur thënien e ish presidentin amerikan, Ronald Reagan.

Regan e ka të pavdekshme thënien e tij ‘Problemi është udhëheqja’, e kam fjalën për ne që jemi këtu, s’duhet të harrojmë kurrë këtë thënie. Si mund

Dy janë sëmundjet e saj: pazaret me qeverinë, për interesa personale. Ato detyrojnë udhëheqjen të shkelmojë mbi djersën e anëtarëve. Shembulli më tragjik jemi ne, PD në vitet e shkuara. Ndaj edhe këtë mësim nuk do e harrojmë kurrë. Sot ne kemi një ndryshim të madh. Ju uleni në këtë sallë, si përfaqësues të demokratëve, përfaqësues të vullnetit të tyre dhe jo të kryesisë, apo kryetarit të partisë. Do të thotë detyrimi juaj është I pakufishëm ndaj tyre. Ata presin udhëheqje, vision vendosmëri.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Cila është sëmundja e dytë: me efekte shkatërrimtare është protagonizmi vantosh opozitar të kënaqur se ke një karrige, ke një vend. Për të mos qenë opozitë profesioniste ka vetëm një antidodë, dhe qëndron në pyetjen e thjeshtë: Cfarë do bëj unë kudër këtij regjimi?

Një betejë e paparë ndonjëherë në Shqipëri është jetike për përmbysjen e tij. Pse anëtarët tanë rithemeluan PD? E rithemeluan si parti të lirive dhe të drejtave kryesore.

Ku është zëri ynë? Ku është qëndresa jonë? Pra, duhet të hedhim pas qëndrimet e deritanishme apatike të PD, ata që rithemeluan partinë e rithemeluan pikërisht për këtë qëllim. Pse e rithemeluan ata PD, se e donin ta shihnin parti të interesit kombëtar.

A mund të imagjinohet që Tirana të shndërrohet në Beogradin e vogël? 44 mijë anëtarë të PD presin nga ne të kundërshtojmë me gjithë forcën këtë politike antikombëtare të Ramës, janë të gatshëm për beteja, presin udhëheqjen tuaj.

Ndjejnë dhimbje të madhe, dëshpërim të thellë, kur shohin kombin e tyre të shpërbëhet cdo ditë, të braktiset cdo ditë nga shqiptarët, me moton se Shqipëria nuk bëhet.”- tha Berisha.

ME TE LEXUARAT