Bëri sherr me babanë dhe u largua nga banesa, gjendet 15-vjeçari nga Tirana, kishte shkuar në...
15-vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba e Shkodrës, i i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen, është gjetur në Tiranë.
I mituri është gjetur në zonën e Babrrusë në kryeqytet, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Prej dy ditësh, ai kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë. Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi.
Kjo ka shqetësuar prindërit ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe ditën e sotme edhe në media, duke thënë se djali tij, sipas dëshmisë së shokëve të 15-vjeçarit, është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas një angazhimi të policisë, 15-vjeçari i është dorëzuar familjes. Tashmë do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa.