Bashkëpunuan me Laert Haxhiun, GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Gjyakata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për një nga fraksionet e dosjes që lidhet me grupin e Laert Haxhiut, duke shpallur fajtorë dy nga të pandehurit e akuzuar.
Sipas vendimit, Artan Tafani është dënuar fillimisht me 7 vite burg për episodin e sigurimit të kushteve për vrasjen e Rexhep Ginës. Dënimi i tij është reduktuar në 4.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe më pas në 2.4 vite burg, në funksion të statusit të tij si bashkëpunëtor i drejtësisë.
Ndërkohë, Kristi Bixheku është dënuar me 2.4 vite burg për përkrahje të autorit dhe sigurim kushtesh në dëm të shtetasit Genci Hida. Gjykata e ka shpallur atë të pafajshëm për dy episode të tjera të përfshira në dosje.
Të dy të pandehurit akuzohen për vepra të rënda penale, përfshirë “shkatërrim prone me eksploziv”, “sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjeje” si dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, mbrojtja ka kundërshtuar vendimin, ndërsa pritet që çështja të ndiqet në shkallët e tjera të gjyqësorit përmes ankimimeve të mundshme.


