Banorët apelojnë për ndihmë, çfarë po ndodh në fshatin Halilaj të Krujës?

Aktualitet

Banorët apelojnë për ndihmë, çfarë po ndodh
Zjarri pranë fshatit Halilaj të Krujës vijon të jetë aktiv, pavarësisht ndërhyrjes së bërë ditën e djeshme me mjete zjarrfikëse dhe një fadromë.

Flakët kanë përfshirë mbetjet në vendgrumbullim, ndërsa djegia vijon të shkaktojë re të dendura tymi, të cilat sipas banorëve shoqërohen me erë të rëndë dhe përbëjnë shqetësim për komunitetin përreth.

Situata mbetet problematike për banorët e lagjes së fshatit Halilaj, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për shuarjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e vatrave që vijojnë të jenë aktive.

ME TE LEXUARAT