Babai përplas me makinë vajzën 3-vjeçare në Sarandë
Një vajzë 3-vjeçare është aksidentuar nga babai i saj në fshatin Brosh ne Sarande.
Sipas policise së Sarandës mësohet se babai i 3 vjeçares, A.L, Ilia Laba, me mjetin e tij Benz, duke bërë manovër për t’u futur te porta e oborrit të banesës së tij aksidentalisht ka goditur vajzën e tij 3- vjeçare.
Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë u konstatua se vajza nga goditja me makinë ka pësuar dëmtime në organet e brendshme dhe në mushkri, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë babai i vajzës, Ilia Laba, do të ndiqet në gjendje të lirë.
Borsh/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në fshatin Borsh, shtetasi I. L., 38 vjeç, duke kryer manovrën mbrapsht me automjetin tip "Benz" për t’u futur në portën e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 3-vjeçare. E mitura ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.