Baba Mondi për herë të parë në një rrëfim për familjen, si u bë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve

Aktualitet

Baba Mondi për herë të parë në një rrëfim

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka ardhur në një intervistë ndryshe për ekranin e News24.

Ai zbuloi për moderatoren Çenkuela Hasa rrugëtimin e tij si ushtarak deri te lidhja me Zotin që e bëri të largohet nga puna dhe t’i dedikohet vetëm Zotit.

“Unë jam një familje besimtarësh, kam lindur në të 19 maj 1959. Prindërit e mi, nëna jonë nuk bënte fëmijë në atë kohë dhe Kryegjyshi Botëror i asaj kohe Ahmet Myftar Dedej ishte kushëriri jonë, ai e pyet nënën time kur kishte ardhur për vizitë a ke fëmijë, jo i kishte thënë ajo, atëherë i kishte thënë ai bëj një lutje që të kesh një fëmijë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Doktorët i kishin hequr shpresat, por si është fuqia e zotit linda unë dhe tre fëmijë të tjerë pas meje.

Këto janë mrekulli që vetëm zoti i bën dhe nënës time ju plotësua dëshira. Gjatë kësaj kohe mbarova dhe shkollën e fillore dhe Kryegjyshi ishte i zhveshur atë kohë por vinte dhe te ne për vizitë dhe i thona që Mondin do e çojmë në shkollë të marr bursë që të merrnin dhe fëmijët e tjerë, se ashtu ishin kohët atëherë.

Në ushtri i thanë do shaj dhe zotin se ashtu ishte Shqipëria, ai tha do ta çoni se do na duhet më vonë. Unë vajta, mbarova dy shkolla ushtarake, por shërbimi ishte i rëndë në atë kohë, njërëzit ishin të varfër, ishin pa besim.

Për të dalë te shkëndija që përmendët ju, ishte nëna ime që thoshte si nuk u bë një nga fëmijët tanë ti shërbej dede Reshatit si ai i shërbeu Dede Ahmetit.

Këto fjalë u ngulitën te unë derisa një ditë u mërzita në ushtri dhe u largova se nuk arrija të kënaqesha me punën time dhe u detyrova i thash dede Reshatit o hap kufijtë o hap teqet”- tregoi Kryegjyshi, baba Mondi.

ME TE LEXUARAT