Makina shpërthen në flakë në rrugën e Qeparoit, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)

Aktualitet

Makina shpërthen në flakë në rrugën e Qeparoit,

Një mjet është djegur tërësisht këtë të enjte në aksin rrugor Kuç-Qeparo, pasi u përfshi nga flakët.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të neutralizojnë zjarrin. Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet për dokumentimin e rastit.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT