Arrestohet shoferi 32-vjeçar, furnizoi makinën me karburant dhe u arratis pa paguar
Lajmifundit
/
6 Prill 2024, 09:35
Aktualitet
Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për vjedhje.
Burime mediatike bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me i inicialet A. K., pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një karburant në Vaqarr, ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.”, sqaron policia.