Arrestohet në Gjermani shqiptari i kërkuar nga Franca e Italia

Aktualitet

Arrestohet në Gjermani shqiptari i kërkuar nga Franca e Italia

Një 25 vjeçar shqiptar, i kërkuar ndërkombëtar, është arrestuar nga policia në Stacionin Qendror të Erfurt në Gjermani. Shtetasi shqiptar figuronte në kërkimin policor nga Franca dhe Italia.

Francezët e kërkonin atë sepse ndaj tij ishte lëshuar një vendim kthimi si pasojë e shkeljeve të ligjit të qëndrimit. Personi kërkohej edhe nga autoritetet italiane pasi akuzohej për krime të lidhura me drogën. Personi u arrestua sipas Aktit të Ndihmës Ligjore Ndërkombëtare në Çështjet Penale, IRG.

Duke qenë se personi ruhet në sistemet e informacionit me të dhëna të ndryshme personale dhe dje kishte me vete disa dokumente, hapi i parë ishte përcaktimi i identitetit të personit që kërkohej pa asnjë dyshim, gjë që u arrit me përfshirjen e Zyrës Federale të Policisë Kriminale dhe institucionet italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

25-vjeçari shqiptar e ka kaluar natën në paraburgimin e policisë federale. I arrestuari është paraqitur sot pasdite në Gjykatën e Turingut. Heqja e lirisë u konfirmua nga gjyqtari dhe më pas shqiptari u dërgua në burgun Goldlauter, ku tashmë është në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT