Arrestohet djali i ndërtuesit të njohur, akuzohet për armëmbajtje pa leje

Aktualitet

Arrestohet djali i ndërtuesit të njohur, akuzohet për

Policia ka arrestuar Anxhelo Llanaj, djalin e ndërtuesit të njohur Sino Llanaj. Sipas policise, 21-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Around”, nga Seksioni për Operacionet Speciale në DVP Tiranë. Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Seksionit për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Around”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të stadiumit “Dinamo”, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi A. Ll., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT