Arrestimi me urdhër të SPAK i dy zyrtarëve të MSH, dyshohet për abuzim me vlerë 4 mln lekë

Aktualitet

Arrestimi me urdhër të SPAK i dy zyrtarëve të MSH, dyshohet

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me një punonjëse të kësaj ministrie janë arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit.

Bëhet fjalë për Joana Duron dhe Laura Shtetën respektivisht, të cilat janë monitoruar prej kohësh nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas tij ato akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit me 4 milionë lekë. Po ashtu ka dyshime se dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë euro, gjë që nuk është verifikuar ende nga SPAK.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro është arrestuar në kuadër të një operacioni në zhvillim e sipër.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar po ashtu se Duro është arrestuar në flagrancë gjatë korrupsionit, ku dyshohet se është kapur duke marrë para.

 

ME TE LEXUARAT