“Arrestimi i paligjshëm”, gjykata e Lezhës liron vëllanë e deputetit të PS, Armando Ndrecën
Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellazi, të cilët u kapën disa ditë më parë në Kashnjet të Lezhës për kultivim të lëndëve narkotike, dolën sot para Gjykatës së Lezhës. Ata u lanë në burg, ndërsa Gjykata e Lezhës vendosi detyrim paraqitje për Armando Ndrecën, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca.
Gjykata e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e tij nga policia ndaj dhe vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje, kërkesë që u bë në seancë dhe nga prokuroria Irena Sufi.
Ndreca u arrestua si bashkëpunëtor i dyshuar bashkë me dy të tjerët, të cilët kishin kthyer një stan për kultivim kanabisi me llampa në Lezhë.