Arrestimi i Goros, Berisha: Xhaçka në parlament si monument korrupsioni!

Aktualitet

Arrestimi i Goros, Berisha: Xhaçka në parlament si monument

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në tubimin qytetar që mbahet për disa muaj radhazi poshtë banesës së tij për të kundërshtuar masën “arrest në shtëpi”.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Berisha u ndal tek arrestimi i kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për tjetërsim prone në favor të bashkëshortit të ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka.

Berisha tha se, Jorgo Goro ndodhet në burg sepse nuk mundi dot Belerin në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa shtoi, se tani Olta Xhaçka qëndron në parlament si një monument korrupsioni, për aferën në Himarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë nga fjala e Berishës

Këtu çdo ditë luhet një fasadë e turpshme. Drejtësia përdoret në mënyrën më të neveritshme, më të shpifur.

Beleri në burg, Goro në pranga/ Ish-kreu i KQZ: Çfarë ndodh me Bashkinë e Himarës

Të dashur miq, ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, një hajdut i padiskutueshëm, por është në burg se nuk e mundi dot Fredi Belerin.

Por është në burg sepse firmosi dokumentet e falsifikuara të Olta Xhaçkës dhe burrit të saj strategjik.

Kur unë ia ngrita në parlament Olta Xhaçkës, u ngrit me një gjuhë të saj, duke turfulluar se po akuzoja një njeri që kishte marrë pronën e familjes së tij.

Po ja që del që ka falsifikuar dhe ka grabitur pronën e qytetarëve të tjerë.

Dhe kryetari i bashkisë që firmosi mbi dokumentet e falsifikuara të sjella nga Xhaçka, burgoset, kurse Xhaçka qëndron monument korrupsioni në parlament vetëm e vetëm se drejtësia përbëhet nga laro, nga njerëz nga moral dhe pa ligj, të cilët zbatojnë vetëm urdhra partie dhe mashtrojnë shqiptarët

ME TE LEXUARAT