“Arrest shtëpie” për pronarin e pishinës ku u mbyt 15 vjeçari në Gjirokastër

Aktualitet

“Arrest shtëpie” për pronarin e pishinës ku u mbyt 15

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë me arrest shtëpie Ermal Kokon pronarin e pishinës private, i arrestuar tre ditë më parë për ngjarjen në të cilën humbi jetën 15 vjeçari A.P.

Seanca është drejtuar nga gjyqtari Ervin Kore i cili në fillim i dha fjalën prokurores së çështjes Nertila Miftaraj e cila ka kërkuar që i arrestuari të hetohej nën masën arrest në burg.

Avokati Ben Pasho ka kërkuar masë më të lehtë.

Ndërsa në fund gjyqtari ka dhënë masën e arrestit në shtepi, duke lënë të lirë nga salla e gjyqit pronarin e pishinës.

ME TE LEXUARAT