Arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu në Gjermani, si arriti 21 vjeçari t’u shpëtojë policëve
Një shqiptar i arrestuar në Gjermani ka arritur të arratiset nga një stacion policie, në Arnstadt.
Sipas mediave gjermane, 21 vjeçari shqiptar u dërgua në paraburgim për të zbatuar masën për dëbimin e tij.
Por në një moment të paqartë, i riu ka arritur të arratiset nga ndërtesa.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas policisë, shqiptari kishte qenë bashkëpunues gjatë ndalimit nga autoritetet.
Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë i mundur gjetja e të arratisurit dhe arrestimi i tij sërish.