Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri (EMRAT)

Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i

Zbardhen emrat e personave të arrestuar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë, 13 janar, teksa ai bashkë me disa të burgosur të tjerë kishte shkuar për një vizitë mjekësore.

Në kuadër të hetimeve janë vënë në pranga gjithsej tetë persona, mes tyre efektivë policie dhe staf shëndetësor, të dyshuar për shpërdorim detyre.

Të arrestuarit janë: Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit, Desdemon Pazaj, zëvendësshef i Policisë dhe pesë efektivë policie që shoqëronin të burgosurit, Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng MarvatajFatjon BaciAranit Çela

Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një grua, e identifikuar si Violeta Uka, punonjëse e burgut të Durrësit

Si ndodhi arratisja?

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet. Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip Audi i bardhë me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore.

 

 

ME TE LEXUARAT