“Do të flasim e do të buçasim”- Aktori Gent Bejko: Këta i kanë shitur shpirtin shejtanit, nga Berisha tek ky Bisha!

Aktualitet

“Do të flasim e do të buçasim”- Aktori Gent Bejko:

Mijëra protestues mbushën sot sheshin në ditën e dhjetë të protestës qytetare në bulevard.

Mes folësve ishte edhe aktori i njohur i humorit, Gent Bejko.

Ai tha se politika ia ka shitur shpirtin shejtanit prej vitit 1990 kur menduan se ndryshoi sistemi dhe ra diktatura.

Më tej shpjegoi se një nga arsyet e emigrimit të tij dhe shumë shqiptarëve është edhe refuzimi për t’ia shitur shpirtin të ligës.

Nën thirrjet “Rama në burg Berisha në burg” të protestuesve, ai tha se:

“Menduam se ndryshoi regjimi në 1990 por regjimi nuk ka ndryshuar, janë të njëjtët. Duan të na përçajnë, duan të fusin lloj-lloj plehrash këtu, po ne nuk përçahemi, nuk bëhemi pis. Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin shejtanit. Këta ia kanë shitur shpirtin shejtanit, nga Berisha, tek ky bisha”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT