Aksion i policisë në Vlorë, sekuestrohen 4 pistoleta dhe një automjet i blinduar! Arrestohet një person për kërkim ndërkombëtar

Aktualitet

Aksion i policisë në Vlorë, sekuestrohen 4 pistoleta dhe një

Një operacion i Policisë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës. Gjatë aksionit janë sekuestruar katër armë zjarri pistoleta dhe një automjet i blinduar.

Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë arrestuar, ndërsa mes tyre ndodhet edhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Vlorës pritet të dalë me një komunikatë zyrtare gjatë ditës së sotme, ku do të bëhen të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin dhe personat e përfshirë.

ME TE LEXUARAT