Aksidentohet drejtuesi i Qarkut Durrës i Partisë "Mundësia"/ Mjetet përplasen keq me njëra-tjetrën

Aktualitet

Aksidentohet drejtuesi i Qarkut Durrës i Partisë

Drejtuesi i Qarkut Durrës i Partisë Mundësia, Klevi Elezi, është përfshirë në një aksident automobilistik. Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale, veçanërisht në pjesën e përparme.

Nuk ka ende informacion të konfirmuar për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident. Pritet që rrethanat e ngjarjes të sqarohen nga autoritetet.

Klevi Elezi është aktiv në politikën lokale në Durrës dhe është anëtar i Kryesisë së Partisë Mundësia.



ME TE LEXUARAT