Aksidentohet autobuzi pranë Bashkisë së Tiranës, plagosen 4 persona

Aktualitet

Aksidentohet autobuzi pranë Bashkisë së Tiranës, plagosen 4

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Bashkisë së Tiranës. Bëhet me dije se një autobuz është përplasur me një mjet tjetër dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

“Tiranë/Informacion paraprak.

Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia

ME TE LEXUARAT