Aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit në Sarandë, momenti i përplasjes së skafit me mjetin e Policisë Kufitare

Aktualitet

Aksidenti tragjik që i mori jetën 22-vjeçarit në

Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve  një mjet lundrues është përplasur me skafin e Policisë Kufitare të Sarandës.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 22-vjeçar, Albjano Kreçi, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të dëmtuarit u transportuan për ndihmë mjekësore në spital. 

Sipas burimeve mjeti lundrues i drejtuar nga i riu ka qenë me një shpejtësi të lartë dhe ka shkuar drejtë për drejtë skafit të policisë.

Kjo ka bërë që goditja të ishte shumë re fortë çka ka shkaktuar më pas edhe vdekjen e të riut.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësive dhe dinamikës së përplasjes.

 

 

 

ME TE LEXUARAT