Aksidenti i rëndë në Radhimë/ 35-vjeçari u dogj brenda makinës pas përplasjes me furgonin me egjiptianë

Sot rreth orës 07.00 në aksin rrugor Vlorë- Orikum , në Radhimë fshat ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë:
Mjeti i markës Benz me targë AB84EB ,me drejtues shtetasin V.R i cili qarkullonte në drejtim Vlorë- Orikum, pasagjerët me shtetasi Egjiptiane Ibrahim Fawzy , Hany Ahmed , Abdo Sabah, Muhamed Musa, Ahmed Saeed kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital, është përfshirë në aksident me mjetin BMW me targë AB291FE , me drejtues shtetasin F. K i cili qarkullonte me drejtim Orikum- Vlorë ,dhe si pasojë ka humbur jetën , si rrjedhë e goditjes në aksident është përfshirë dhe mjeti i markës Seat me targa AB679NY ,me drejtues A.M,i cili nuk ka probleme.
Pak minuta pas aksidentit mjetet janë përfshirë nga flakët.
Nga këqyrja dhe veprimet e para hetimore dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë të jetë ” Pozicionim i gabuar në karrexhatë” i mjetit Benz me targë AB248EB me drejtues V.R, dhe ” Shpejtësia” .
Shërbimet ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.


