Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori i shkon përballë makinës, drejtuesi mbetet mbi kofano (FOTO)

Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori i shkon përballë

Këto janë pamjet e një aksidenti të rëndë të ndodhur dje në Ksamil, ku dy persona që udhëtonin me motor u përplasën më një makinë “kokë më kokë”.

Siç shihet nga pamjet, pasagjeri i motorit çohet menjëherë në këmbë, ndërsa drejtuesi mbetet mbi kofanon e makinës.

Dëshmitarë të ngjarjes thonë se i riu ka qëndruar rreth 1 orë e 20 minuta në vendin e ngjarjes teksa luftonte me jetën, pasi ambulanca nuk po vinte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tyre ambulanca mbërriti vetëm pas 1 ore e 20 minutash dhe ishte pa doktor, por me një kursante. I riu ka marrë dëmtime të shumta dhe ndodhet në spital prej ditës së djeshme.

ME TE LEXUARAT