Aksidenti i furgonit me shqiptarë në Itali, Ministria e Jashtme: Janë jashtë rrezikut për jetën!

Aktualitet

Aksidenti i furgonit me shqiptarë në Itali, Ministria e Jashtme:

Ministria e Jashtme reagoi pas lajmit se një furgon me turistë shqiptarë u përplas në Katania të Siçilisë.

Në një deklaratë për mediat, ministria thotë se turistët shqiptarë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet.

Ndërkohë, ministria thotë se ambasada po ndjek situatën.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme,  menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.

Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT