VIDEO/Aksident tragjik në Athinë, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar

Aktualitet

VIDEO/Aksident tragjik në Athinë, ndërron jetë

Një 18-vjecar shqiptar ka ndërruar jetë në Athinë, pas një aksidenti automobilistik të shkaktuar nga përplasja e dy motorëve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kipseli”, në kryqzëzimin e rrugëve “Kipseli” dhe “Zakyntho”. Motori i drejtuar nga 18-vjecari shqiptar është përplasur më motorin e drejtuar nga një 16-vjecar.

Si pasojë i riu shqiptar ka rënë nga mjeti dhe është zvarritur për disa metra pa ndjenja deri sa ka humbur jetën. Drejtuesi tjetër i mjetit është plagosur lehtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dy motoçiklistët rezultuan se nuk kishin kaskë mbrojtëse. Policia ndërkohë po heton me tej shkaqet e ngjarjes së rëndë.

 

ME TE LEXUARAT