Aksident në Tiranë, kamioni merr përpara disa makina, i plagosuri niset drejt Traumës

Aktualitet

Aksident në Tiranë, kamioni merr përpara disa makina, i plagosuri

Një automjet tip kamion është përmbysur ne rrugën "Ramazan Gaxherri" dhe për pasojë ka përplasur dy makina, një taksi dhe një automjet tjetër tip “BMW”.

Shoferi i kamionit, 26-vjeçari B.D ka mbetur i lënduar.

Paraprakisht dyshohet se kamioni ka rrëshqitur në një dishezë të fortë pavarësisht frenave kamioni i ngarkuar me dhe ka rrëshqitur dhe ka humbur kontrollin

"Më datë 22.02.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, shtetasi B. D., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, duke dëmtuar 3 mjete të tjera të parkuara.

Shtetasi B. D., për shkak të dëmtimeve, është dërguar në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.", njofton policia.

ME TE LEXUARAT