Aksident në rrugën Lezhë-Laç, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, një i plagosur

Aktualitet

Aksident në rrugën Lezhë-Laç, 3 makina përplasen me

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit, e cila ka shkaktuar plagosjen e një personi.

Paraprakisht raportohet se i dëmtuari është nisur me urgjencë në drejtim të Spitalit të Lezhës, ku fatmirësisht bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.  Pritet të dalin detaje të reja në vijim. 

ME TE LEXUARAT