Aksident në Lezhë, “Volkswagen” përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën 21-vjeçari
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2024, 08:52
Aktualitet
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00 në aksin rrugor Milot-Morinë, ku automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimim e rrethanave të aksidentit.