Përplasen tri makina në Levan, mbeten të plagosur 4 persona, njëra merr para 36 kokë dele

Aktualitet

Përplasen tri makina në Levan, mbeten të plagosur 4 persona,

Tri automjete jane perplasur mes tyre ne Fier ne zonen e Levanit, ku per pasoje kane mbetur te plagosur tre persona.

Policia tha se nga aksidenti jane demtuar edhe bagetite e imta te nje banori te zones.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor "Levan-Qarr", automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Sipas informacioneve janë dëmtuar 36 krerë dhen, të cilat kanë qenë duke kaluar rrugën.

ME TE LEXUARAT