Aksident në hyrje të qytetit të Gramshit, raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur

Aktualitet

Aksident në hyrje të qytetit të Gramshit, raportohet për

Një aksident raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm (3 shkurt) në hyrje të qytetit të Gramshit, ku mësohet se ka ndërruar jetë një person. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një 50-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.


Ndërkohë dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Në aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete, njëra tip “Benz” dhe tjetra “Opel”.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidenti.

ME TE LEXUARAT