Aksident në Burrel, kalimtarët gjejnë të plagosur drejtuesin e një motori

Aktualitet

Aksident në Burrel, kalimtarët gjejnë të plagosur drejtuesin

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Klosit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish pazari i vjetër ku një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është gjetur përmbys në rrugë i gjakosur.

Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke telefonuar shërbimin e emergjencës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca


e qendrës Shëndetësore Klos ku stafi ka bërë të mundur marrjen e personit të plagosur rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksident në Burrel, kalimtarët gjejnë të plagosur drejtuesin

Burime pran qendrës shëndetësore Klos thanë se i plagosuri është gjetur në gjendje të rëndë pasi ka pësuar frakturë në pjesën e pasme të kokës. Pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Klos është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Paraprakisht nuk dihet nëse personi me inicialet D.D është aksidentuar vetë me motorin e tij apo është goditur nga ndonjë automjet që më pas mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT