Aksident në Berat/ Makina përplas këmbësorin, 60-vjeçari përfundon në spital

Aktualitet

Aksident në Berat/ Makina përplas këmbësorin,

Një aksident rrugor është shënuar këtë të premte në qendër të Beratit, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas informacionit paraprak, një automjet tip “Volkswagen Golf”, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi, ka goditur një 60-vjeçar teksa ai po kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, i plagosuri është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Fillimisht ai është futur në sallën e operacionit për shkak të një dëmtimi në kokë dhe më pas është dërguar në repartin e Urgjencës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, të cilët po kryejnë veprimet hetimore dhe po verifikojnë kamerat e sigurisë të bizneseve pranë zonës ku ndodhi aksidenti.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, një 20-vjeçar, është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje mbi rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT