Tre të plagosur nga aksidenti i trefishtë në Shëngjin, arrestohet shoferi i dehur

Aktualitet

Tre të plagosur nga aksidenti i trefishtë në Shëngjin,

Një aksident i 3-fishtë ndodhi pasditen e kësaj të diele në Shëngjin, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Ngjarja ndodhi në afërsi të resortit “Rafaelo”, ndërsa 3 të plagosurit janë në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT