Aksident i trefishë në aksin ‘Librazhd-Qukës’, plagosen tre persona, një prej tyre në gjendje të rëndë
Lajmifundit
/
22 Qershor 2025, 18:19
Aktualitet
Tre automjete janë përfshirë në aksident, ku për pasojë janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spital nga ambulanca
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në vendin e quajtur ‘lokali i Zenelit’.
Nga aksidenti ka dëme materiale të konsiderueshme ndërsa mësohet se qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në njërin krah.
Në ndihmë të policisë është thirrur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Përrenjas, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve dhe në largimin e mjeteve nga rruga.