Aksident i rëndë në bypass-in e Kaninës, mjetet përfshihen nga flakët. Një viktimë dhe tre të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në bypass-in e Kaninës, mjetet

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të marte në bypass-in e Kaninës, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mjetet janë përfshirë nga flakët, ndërsa një person ka ndërruar jetë. Deri në këto momente nuk ka ende të dhëna zyrtare për identitetin e viktimës.

Burime paraprake bëjnë me dije se tre persona të tjerë janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT