Aksident i frikshëm në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli
Lajmifundit
/
5 Korrik 2026, 09:01
Aktualitet

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.
Automjeti fillimisht është përplasur me një pemë dhe më pas është përmbysur në rrugë.
Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit, një i ri, ka arritur të dalë nga automjeti pa pësuar dëmtime.
Paraprakisht dyshohet se shoferi mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, ndërsa pritet që ky fakt të konfirmohet nga hetimet.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.


