Aksident i frikshëm në Durrës, përplasen disa makina, 7 të plagosur

Aktualitet

Aksident i frikshëm në Durrës, përplasen disa makina, 7

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për rrjedhojë janë plagosur 7 persona. Në mesin e tyre janë edhe 3 fëmijë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë transportuar të lënduarit për në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT