Afrohet një front i ftohtë ajror!
Një front i dobët i ftohtë ajror po afrohet në Kosovë duke kushtëzuar ardhjen e disa vranësirave dhe ulje të lehta të temperaturave.
Fronti i ftohtë po vjen nga veriu, por nuk është fare i fortë dhe nuk do të ndikojë në ndonjë përkeqësim dramatik të motit.
Megjithatë, pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe aty-këtu ndonjë rigë e dobët, afatshkurtër shiu.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Temperaturat gjatë natës natës nuk pësojnë ulje, ngase edhe ashtu temperaturat minimale janë të ulëta, por nesër (e diele) do të ndjehet ulja e temperaturave maksimale për shkak uljes së tyre nga fronti i dobët i ftohtë ajror, pra do të kemi ulje të temperaturave maksimale, por gjatë ditëve të ardhshme ulen edhe temperaturat minimale dhe mund të kemi “minuse” të lehta orëve të hershme të mëngjesit.
Fronti pra, nuk do të jetë ndonjë ngjarje interesante sepse është i dobët dhe nuk është fare i pasur me lagështi, por është i rëndësishëm të përmendet në aspektin meteorologjik.
Fronti i dobët fare pak do të ndikojë në Shqipëri, përpos viseve malore ku pritet të ketë erëra nga verilindja të fuqishme në veri të vendit.
Fronti do të ndikojë sadopak në Kosovë dhe viset kodrinore-malore të viseve të rajonit, por ndikimi i tij do të zbehet menjëherë për shkak të anticiklonit masiv i cili do të na sigurojë edhe shumë ditë stabile dhe pa reshje atmosferike./MeteoBallkan