“16-vjeçarja ka ngatërruar gjithë fshatin”, flasin familjarët e të arrestuarve për prostitucion në Maliq

Aktualitet

“16-vjeçarja ka ngatërruar gjithë fshatin”, flasin

Dy persona u arrestuan ditën e sotme në Maliq, pasi akuzohen se një 26-vjeçar shfrytëzonte për prostitucion një vajzë të mitur, ndërsa një 41 vjeçar akuzohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me 16-vjeçaren.

Në lidhje me këtë ngjarje kanë folur dhe të afërmit e të akuzuarve. Ata kanë hedhur akuza mbi 16-vjeçaren duke thënë se ajo ka “ngatërruar” gjithë djemtë dhe se u shkruante dhe burrave të martuar.

Nëna e 26-vjeçarit Marsel Baçi është shprehur se 16-vjeçarja i shkruante vazhdimisht djalit të saj, teksa hodhi poshtë pretendimet se ai e ka shfrytëzuar për prostitucion.

“Marseli me atë vajzën nga Leminoti, ajo e merrte, i fliste. Ajo e kishte fajin vet, ka ngatërruar shumë çuna. Nuk ka bërë gjë Marseli, nuk kam djem të atillë, nuk kemi bukë të hamë. Ja ku jetojmë me një dhomë. Vajza i shkruante edhe djalit tim tjetër, por ai e shau. Nuk ia zgjati. Ajo e tillë është. Të gjithë e shajnë. Ajo nuk është njeri. Marseli me ka folur për vajzën, i thashë mos u ngatërro, ai thoshte që ajo vetë i shkruante. Unë fola njëherë me vajzën i thashë mos më ngatërro djalin. Ajo ia jepte fb, numrin vet. Marseli është i pafajshëm. Të gjithë në Leminot e njohin”, tha ajo.

Të njëjtën linjë me akuza ka mbajtur edhe kunata e Marselit, Asja Lozhani. Ajo u shoreh se 16-vjeçarja i dëgonte foto dhe i shkruante edhe burrit të saj.

“Marseli e kam kunat. Erdhën në orën 1 të natës, do e merrnin në pyetje nuk i thanë që do e arrestonin. Ajo i shkruante vet në Facebook. Kur erdha para 6 muajsh unë, ajo fliste me Marselin. Marseli thoshte nuk e dua po ajo i shkruante. Nuk besoj se Marseli e ka përdhunuar. Me ka thënë Marseli se i shkruante vet ajo. Ajo i shkruante edhe burrit tim. I çonte foto. Burri i thoshte se s’ke punë me mua. Fliste me të dy vëllezërit”, tha kunata për media.

Po ashtu Asllan Hyka, vëllai i Selam Hykës, i cili u arrestua si i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të mitur me dhunë, është shprehur se vajza i shkruante gjithë fshatit.

Sipas tij vajza u dërgonte djemve foto dhe u shkruante “hajdeni për 30 mijë lekë”. Madje ai ka kërkuar që vajza të arrestohet dhe futet në burg.

"Vëllai u arrestua para dy ditësh. Janë dy budallaçka nga Leminoti, erdhën na takuan, më shante, o budalla. I kërkova ta mbyllnin gojën e të largoheshin. Nuk e di a ka bërë vëllai marrëdhënie seksuale me vajzën, por kjo vajza i shkruan gjithë fshatit. Bën foto dhe u thotë "Hajdeni për 30 mijë lek".

Erdhi policia, e morën vëllain. Nuk kam folur me vëllain. Nuk e di a ka kryer a jo. Ajo është budallaçkë, ajo thotë do t'iu arrestojë të gjithëve”, tha ai ndër të tjera.

 

ME TE LEXUARAT