Entjan Nikulaj vritet me Kallashnikov në Lezhë, nipi i biznesmenit të vrarë Ardian Nikulaj
Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme ne Lezhe, ku kusheriri i biznesmenit te vrare Ardian Nikulaj eshte plagosur me arme e me pas ka gjetur vdekjen.
Policia tha se nje person i identifikuar si Entjan Nikulaj, eshte qelluar me arme ne dalje te qytetit.
Ai mesohet se eshte djali i xhaxhait te Ardian Nikulajt, biznesmenit te vrare ne Shengjin pak muaj me pare, ne prill 2023.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Forcat e rendit kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur hetimet per krimin.
Deklarata e policise:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Entjan Nikulaj., 40 vjeç, banues në Shëngjin.
Si pasojë është plagosur shtetasi Entjan Nikulaj., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.
Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.
Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.
Me pas, policia e Lezhës dha edhe nje informacion shtesë duke konfirmuar vdekjen e 40-vjecarit:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri shtetasi E. N., ju informojmë se:
Ky shtetas, si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës
Lajmi vazhdon me perditesimin e informacioneve ne kohe reale
Ardian Nikulaj u ekzekutua ne Shengjin ne 18 prill te ketij viti nga shtetasi portugez Ruben Saravia i arrestuar pak kohe me pas ne Marok, pasi arriti te arratisej nga Shqiperia.
Portugezi se bashku me kater shtetas britanike kishin mberritur ne Shqiperi dhe kishin vezhguar viktimen per disa dite ne hotelin e tij ne Shengjin derisa realizuan vrasjen dhe u larguan nga vendi.
Vrasja e Nikulajt, ashtu sikurse atentati ndaj kusheririt te tij sot, dyshohet se kane lidhje me hakmarrjen, si pasoje e nje bilanci te rende viktimash nga perplasja me familjen Palaj-Lekstakaj.
Edmond Haxhia, një 37 vjeçar me shtetësi britanike, dyshohet se organizoi personat qe kryen vrasjen e Nikulajt.
Ai kishte lindur në Lezhë, por pas hasmërisë që fisi Lekstakaj ku ishte nip kishte me Nikulajt, emigroi prej vitesh në Britaninë e Madhe.
Hasmëria ka lindur që në vitin 1997, ndërsa si pasojë e saj ishin shkaktuar shumë viktima.
Për policinë ishte krijuar ideja ë kjo hasmëri ishte shuar, por se kjo duket se nuk rezultoi e vërtetë
për fisin Lekstakaj.
Si pasojë e gjakmarrjes mes familjes Nikulajt dhe pale skundershtare, me anëtarë të fisit Nikulaj në Lezhë, kanë mbetur të vrarë në total 5 persona, ku i fundit është biznesmeni Ardian Nikulaj.
Për të hedhur më tepër dritë mbi rolin e anglezit në këtë ngjarje, policia ka kërkuar përmes oficerëve të kontaktit në Londër, që ai të shoqërohet dhe ti sekuestrohet aparati i telefonit.
Në Angli janë dërguar rreth 10 pyetje që ti bëhen shtetasit Anglez, për veprimet e dyshimta që ai ka kryer në Shqipëri.
Ardian Nikulaj, u ekzekutua me 6 plumba pistolete “TT”, teksa qëndronte i ulur në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Nikulaj disa vite më parë në zonën e Balldrenin, është përfshirë në vrasjen e dy personave, Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.
Më herët në Lezhë ishte vrarë Pëllumb Nikulaj. Ndërsa seria e vrasjeve dhe hakmarrjes shkoi deri tek eliminimi i një personi të familjes Palaj, lidhje u ngushtë e fisit Lekstakaj.
Në 19 prill, ekzekutohet Ardian Nikulaj, njeriu që ishte akuzuar vazhdimisht si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë.