FOTO/ Krimi në Durrës, vrau babain dhe e groposi në kasollen e lopës, kush është Hygerta Meta
Lajmi i Fundit siguron foton e Hygerta Metas, e cila vrau me armë zjarri babanë e saj, Pëllumb Meta dhe më pas e groposi në kasollen e lopës. Në dëshminë e saj, para uniformave blu, autorja e krimit makabër 19-vjeçarja Hygerta është shprehur se i ati kërkonte ta "fejonte me zor".
Ajo ishte studente në vitin e parë në Ekonomi-Biznes dhe nuk pranonte që të fejohej, pasi donte të vazhdonte shkollën. Pasi e ka vrarë babain, Hygerta Meta e mblodhi me qese plastike 50-vjeçarin Pëllumb Meta.
Foto/ Ky është Pëllumb Meta, u vra nga vajza e tij në Durrës dhe u gropos në oborr
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Personi që shihni në foto është 50-vjeçari, Pëllumb Meta, i cili u vra me armë zjarri nga e bija 19-vjeçare, Hygerta Meta.
Pas krimit makabër ai u varros në oborrin e shtëpisë nga autorja e krimit, vajza e tij pasi kjo e fundit nuk pranonte të fejohej me një bashkëfshatar në Shënavlash, i cili ishte emigrant.
Alarmin për zhdukjen e tij fillimisht e dha djali i tij ndërsa policisë iu deshën 10 ditë për të zbuluar krimin tronditës dhe vendin e groposjes së trupit.
Durrës/ Vrau babain, studentja e Ekonomikut u ndihmua nga familjarët për ta varrosur në oborr
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë babain e saj me armë zjarri. Pas vrasjes ajo është kujdesur të fshehë provat duke e varrosur në oborrin e banesën.
Familjarët kanë denoncuar në polici zhdukjen e viktimës, të identifikuar si Pëllumb Meta dhe pas hetimeve policia ka mundur të gjejë trupin e pa jetë të viktimës dhe të bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Sipas uniformave blu shkak është bërë fejesa e 19-vjeçares, Hygerta Meta, pa dëshirën e saj.
Sipas dëshmisë së saj ajo ka deklaruar se e ka vrarë babanë pranë banesës në kasolle me një pistoletë për të cilën ajo pretendon se e mbante i ati pasi ky i fundit punonte si roje nate. E bija në dëshmi deklaron se pasi e ka vrarë me armë zjarri e ka varrosur të atin po në kasolle. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen sepse dyshon se mund të ketë edhe bashkëpunëtorë. Është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit dhe nga kqyrja paraprake është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin.
Vajza mësohet se ishte studente në vitin e parë në Ekonomi-Biznes dhe nuk pranonte që të fejohej, pasi donte të vazhdonte shkollën. Pasi e ka vrarë babain, Hygerta Meta e mblodhi me qese plastike 50-vjeçarin Pëllumb Meta.
“Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur”, njofton policia.
Policia po punon për të zbardhur të tjera rrethana të ngjarjes së rëndë.
dyshohet se në dijeni të krimit kanë qenë dhe familjarë të tjerë, të cilët mund të kenë ndihmuar në fshehjen e krimit përmes varrosjes së 50-vjeçarit në oborrin e shtëpisë.
"Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.
Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.
Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.
Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.
Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.
Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."