Kjo vaksinë mund të furnizojë 190 vende, pret aprovimin nga OBSH

Soft
Kjo vaksinë mund të furnizojë 190 vende, pret aprovimin nga OBSH

Johnson &Johnson ka njoftuar se ka aplikuar te OBSH për një autorizim emergjent për vaksinën e tij anti-Covid me një dozë.

Kompania ka bërë të ditur se i ka kaluar tashmë Oranizatës Botërore të Shëndetësisë të dhënat nga testet klinike e bëra së fundmi.

Marrja e një autorizimi emergjent, do ta bënte vaksinën e Johnson & Johnson të disponueshme në më shumë se 190 shtete, duke përfshirë edhe përfshirë vendet e shumta në zhvillim.

Në dhjetor, J&J arriti një marrëveshje me Gavi, Aleanca e Vaksinave, që po mbështet programin COVAX. Pra, nëse autorizohet, J&J pret të sigurojë deri në 500 milion doza për COVAX deri në vitin e ardhshëm, sipas kompanisë.

“Regjistrimi ynë pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë shënon një hap tjetër të rëndësishëm në përpjekjen tonë për të luftuar COVID-19 dhe gjithashtu në angazhimin tonë të palëkundur për një akses të barabartë”,

Dr. Paul Stoffels, nënkryetari i komisionit ekzekutiv të Johnson & Johnson.

“Nëse do t’i japim fund pandemisë globale, risitë që shpëtojnë jetën si vaksinat duhet të jenë të arritshme për të gjitha vendet.”

Të premten e ardhshme, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të marrë në konsideratë të dhënat që kompania paraqiti për një autorizim emergjent të përdorimit të vaksinës në Shtetet e Bashkuara.

J&J ka premtuar të shpërndajë 100 milion doza të vaksinës së saj me një dozë në SHBA deri në fund të qershorit.Efikasiteti i vaksinës së prodhuar nga kjo kompani kundër sëmundjes së moderuar dhe të rëndë varionte nga një vend në tjetrin:

72% në SHBA

66% në Amerikën Latine

57% në Afrikën e Jugut

Doza rezultoi 66% efektive në nivel global. Kjo është matur duke filluar një muaj pas marrjes së dozës. Vaksina është 85% efektive në përgjithësi në parandalimin e shtrimit në spital dhe 100% në parandalimin e vdekjes në të gjitha rajonet ku është testuar.

ME TE LEXUARAT