Lëkundje tërmeti gjatë natës, më e forta 4 Rihter, ja ku ishte epiqendra

Aktualitet

Lëkundje te reja tërmeti janë ndjerë prej mbrëmjes së kaluar në Shqipëri.

Pas mesnates sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit janë rreth 7 lëkundje, më e madhja me magnitudë 4 të shkallës rihter në orën 01:18.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E njëjta lëkundje sipas EMSC ka qenë me magnitudë 4.5.

Lekundjet e tjera janë me një magnitudë më të ulët. Por lëkundje të shumta ka pasur edhe prej orëve të pasdites së djeshme deri në mesnatë, rreth 7 të tjera, më e madhja me magnitudë 3.4.

Epiqendra e tërmetit më të fortë ka qenë rreth 22 km nga Tirana, pranë Gjirit të Lalëzit me një thellësi, 46 km.

ME TE LEXUARAT