Fitorja më e madhe pas Theçerit, Johnson: Do ta nxjerrim Britaninë nga BE
Kryeministri britanik Boris Johnson do të kthehet në Downing Street me një shumicë të madhe pasi konservatorët fituan pertej patashikimeve ne zgjedhjet e te enjtes ne Britanine e Madhe.
Me vetëm një pjesë të vogël të rezultateve që kanë mbetur për t'u shpallur në zgjedhjet e përgjithshme, BBC parashikon 78 me shume per konservatoret sesa rezultati i zgjedhjeve te meparshme.
Kryeministri tha se kjo shumice do t'i jepte atij një mandat që të "finalizonte Brexit" dhe të nxirrte Britaninë e Madhe jashtë BE muajin tjetër.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Jeremy Corbyn tha se Laburistet kishin "nje natë shumë zhgënjyese" dhe ai nuk do të luftonte një zgjedhje të ardhshme.
Parashikimi i BBC sugjeron se Johnson do të marrë 364 deputetë, Laburistet 203, SNP 48, Liberal Demokratet 12, etj.
Kjo do të thotë që Konservatorët do të kenë shumicën e tyre me te madhe në Westminster që prej fitores në zgjedhjet e Margaret Thatcher në 1987.
Laburistet qe kane humbur vendet në të gjithë Veriun, Midlands dhe Uells, vendet që mbështeten Brexit në vitin 2016, po përballen me humbjen me te madhe që nga viti 1935.
Duke folur pasi ai u rizgjodh në Uxbridge, në perëndim të Londrës, Kryeministri Boris Johnson tha: "Duket sikur kësaj qeverie Konservatore një Kombi i ka dhënë një mandat te fuqishëm e te ri për të bërë Brexit".
"Mbi të gjitha dua të falënderoj njerëzit e këtij vendi që dolen të votojnë në një pale zgjedhje që ne nuk donim t'i thërrisnim, por që mendoj se kane rezultuar të jene një zgjedhje historike që na jep tani, një qeveri te re dhe shansin për të respektuar vullnetin demokratik të popullit britanik për ta ndryshuar këtë vend për më mirë dhe për të nxjerrë potencialin e të gjithë njerëzve të këtij vendi ".
Z. Johnson u bë kryeministër në korrik pasi Partia Konservatore e zgjodhi atë si drejtues për të zëvendësuar Theresa May./lajmifundit.al