Johnson fiton shumicen sipas sondazheve, BBC: Britania del nga BE muajin qe vjen

Bota

Kryeministri aktual britanik Boris Johnson sipas sondazheve te deritanishme ka fituar 50 deputete me shume sesa ne mandatin e deritanishem.

Referuar te dhenave paraprake nga votimi i mbajtur ne Britani, konservatoret ane marre 86 deputete me shume sesa pragu qe nevojitet per formimin e qeverise duke arritur keshtu nje mandat te plote qeverises, pas 9 viteve ne pushtet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

BBC raportoi se sondazhi exit-poll i marrë në qendrat e votimit në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se Johnson do te marre 368 deputetë - 50 më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017.

Redaktorja politike e BBC, Laura Kuenssberg tha se nëse shifrat e sondazhit janë gjerësisht të sakta, atëherë udhëheqësi i Partisë Konservatore dhe Kryeministri Boris Johnson do të marrë mbështetjen që i nevojitet në Parlament për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE muajin e ardhshëm.

ME TE LEXUARAT