Pasi Keisi foli per vajzat që “flene me burra te martuar”, reagon Stresi

Showbiz

Reperi i njohur shqiptar, Stresi është shprehur i revoltuar në Instagram me gocat e Tiranës.

Në një postim mjaft të drejtpërdrejtë ai shprehet se Tirana është bërë prostitucion i gjallë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Edhe një dëshirë të vetme e kam: Zot na i largo prostitutat se është bërë Tirana prostitucion i gjallë”, ka shkruar Stresi në Instastory.

Ai shkon më tej me ofendime në një postim të dytë në Instastory ku shkruan:

“A kanë prindër a s’kanë këto k… a kanë dinjitet a s’kanë. Kaq lehtë është për ju të hapni këmbët vetëm për një natë. Respekt për nënat tona, Zoti i bekoftë përjetë”.

Ky reagim i reperit vjen pas atij të ish-partneres së tij Keisi, e cila në një postim të sinqertë para pak kohësh, iu drejtohej vajzave që “flenë me burra të martuar” duke lënë të kuptohej se ndihej e tradhtuar:

“Nuk e kam menduar asnjëherë se shprehja: “Të tradhtosh një femër të mirë është si të zgjedhësh plehërat para thesarit” do aplikohej mbi mua. Por jeta të jep atë që nuk e pret. Nuk ka rëndësi se sa përpiqem unë që t’i hedh gjërat mbrapa krahëve pa bërë zhurmë, ato gjithmonë do të më dalin para kështu që më në fund do them dhe unë diçka publikisht. Kjo shkon për të gjitha ato vajza që mburren se flenë me burra të martuar, zemër urime ti je një ku*ve. Por ajo çfarë dua të them që të paktën bëhuni të mira në profesionin tuaj dhe mbajeni atë të interesuar për pak më shumë kohë, sepse tani jeni bërë shumë për t’u numëruar. Të paktën prisni firmat”, shkruante Keisi.

ME TE LEXUARAT