“Venecia” kritika per gjuhen shqipe ne Maqedonine e Veriut

Aktualitet

Komisioni i Venecias ka publikuar raportin përfundimtar sa i përket ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut dhe u ka bërë thirrje institucioneve që të rishqyrtojnë dispozitat e tij në konsultim me të gjitha palët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në raportin zyrtar, komisioni kritikon sjelljen e ligjit pa debat, pa konsensus dhe me procedurë të shkurtuar.

Kategorizimin në ligj të shqipes si “gjuhë të cilën e flasin të paktën 20% e qytetarëve” Venecia e konsideron si përkufizim abstrakt që shkakton paqartësi në zbatim.

KOMISIONI I VENECIAS

Ndonjëherë është vështirë të kuptohet se në cilat dispozita ligji i referohet vetëm shqipes dhe në cilat u referohet gjuhëve të komuniteteve të tjera.

Ligji duhet të rishikohet më qëllim që të bëhet e qartë se qytetarët kanë të drejtë dhe jo obligim për të përdorur gjuhët e komuniteteve.

Komisioni i Venecias rekomandon se përgatitja e kuadrit të nevojshëm për zbatimin e plotë të ligjit duhet të fillojë me reformimin e sistemit arsimor.

KOMISIONI I VENECIAS

Është po ashtu e rëndësishme që autoritetet të reformojnë sistemin arsimor në mënyrë që të sigurojnë edukim gjuhësor të cilësisë së lartë të maqedonishtes dhe gjuhës së pakicës, nëpërmjet prezantimit të metodave mësimore dy dhe shumë gjuhësorë në të gjitha shkollat, siç ka rekomanduar së fundmi Komiteti i ministrave dhe t’i jepet fund ndarjes në linja etnike në shkolla.

Koha e shkurtër për zbatim dhe mungesa e kuadrit të nevojshëm të gjuhëtarëve janë gjithashtu ndër kritikat kryesore të Venecias.

Edhe nëse shteti siguron burime të mjaftueshme financiare, – thekson Komisioni -, institucionet do të duhet të angazhojnë një numër të konsiderueshëm të interpretuesve dhe përkthyesve të kualifikimit të lartë në maqedonisht dhe në shqip, gjë të cilën Maqedonia e Veriut duket se nuk e ka.

Ligji për gjuhët i miratuar në Mars 2018 buroi nga Marrëveshja e Ohrit, por hyrja në fuqi u zvarrit për shumë kohë pasi ish-presidenti, Gjorge Ivanov refuzoi dekretimin e tij. Ndërkohë, pas kritikave të forta nga opozita, qeveria vendosi që ligjin ta dërgonte për vlerësim në Komisionin e Venecias.

ME TE LEXUARAT